Një burrë i quajtur Francisco Severo Torres, 33 vjeç, është arrestuar dhe akuzuar, pasi dyshohet se u përpoq të hapte derën emergjente të një aeroplani të United Airlines në mes të fluturimit, dhe sulmoi një stjuardese gjatë fluturimit Los Angeles-Boston, raporton BBC.
Ai përdori një lugë të thyer për të sulmuar stjuardesën, ku më pas e arrestoi policia në aeroportin ndërkombëtar Logan në Boston, transmeton Telegrafi.
Në kohën kur ekuipazhi i kabinës së pilotit pa paralajmërimin se dyert ishin “të çaktivizuara”, fluturimi i aeroplanit të United Airlines ishte planifikuar të ulej në më pak se një orë.
Stjuardesës iu kërkua të kontrollonte se çfarë po ndodhte, në atë moment ajo zbuloi se doreza e bllokimit të derës ishte zhvendosur nga pozicioni i kyçur plotësisht, dhe se rrëshqitja e urgjencës ishte çaktivizuar.
Ekuipazhi i kabinës dyshoi menjëherë se Torres kishte lëvizur dorezën e derës, pasi më parë ishte parë duke ecur pranë derës.
Kur ndodhi ngjarja me stjuardesën, u tha se pasagjeri “paraqet një kërcënim për aeroplanin dhe se kapiteni duhet të ulë fluturaken sa më shpejt të jetë e mundur”.
Torres u ngrit shpejt nga vendi i tij dhe u drejtua drejt stjuardesave. Më pas sulmoi njërën prej tyre me një lugë metalike të thyer, dhe e goditi tri herë në zonën e qafës.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se pengimi dhe tentativa për të penguar anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit me përdorimin e një arme të rrezikshme, dënohet me pesë vjet burgim me kusht dhe me gjobë deri në 250 mijë dollarë e deri në burgim të përjetshëm. /Telegrafi/
REPORT: Massachusetts resident, Francisco Severo Torres IDENTIFIED as man who attempted to stab a flight attendant in the neck and open a plane's emergency door on a Sunday Flight from Los Angeles to Boston…pic.twitter.com/jzPRHuu5k5
— Chuck Callesto (@ChuckCallesto) March 7, 2023