Një video e postuar në Snapchat është bërë virale, për faktin se shfaq një grup të rinjsh nga Worcester, SHBA – të dehur që pas një fjalosje në rrugët e një qyteti në Angli vendosin të qërojnë hesapet.
Por sasia e madhe e alkoolit që e kishin konsumuar ua pamundësoi një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
Derisa njëri prej tyre u ul që të merr diçka që i bie në tokë, tjetri që ishte prapa tij tenton ta godet.
Ishte fati që e shpëtoi, por jo edhe sulmuesin i cili ia huqi dhe nga presioni i madh që ta godet rrëzohet vetë në trotuar.
Videoja është filmuar në orët e para të mëngjesit para një klubi të natës, ku kishin konsumuar në masë të madhe alkool.
E kur dolën jashtë që të qërojnë hesapet, ata u bën hit në rrjetin social për shkak të paaftësisë për ta goditur njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Got to love Worcester ay pic.twitter.com/pjkG8ByzI3
— Kurtis (@kurtisjbolton) July 1, 2022