Telegrafi

Deshi ta gjuaj lepurin gjatë gjahut, 12-vjeçarja nga Mississippi qëlloi me pushkë në kokë vëllain 11-vjeç – nuk i mbijetoi plagëve

Një 11-vjeçar nga Mississippi, SHBA, ka humbur jetën tragjikisht kur motra e tij 12-vjeçe e qëlloi derisa kishin shkuar për gjah.

Siç raporton Daily Mail, ata ishin me gjysmë-vëllain 19-vjeç, me të cilin shkuan në gjah për lepuj, e pikërisht aty ndodhi e shtëna fatale, transmeton Telegrafi.

Gjatë gjahut, djaloshi ishte gjunjëzuar për t’ia dhënë pushkën motrës që dëshironte të qëllonte lepurin, por kur u ngrit ajo ia tërhoqi këmbëzën armës dhe qëlloi vëllain në kokë.

Anëtarët e tjerë të familjes që ishin aty, menjëherë vrapuan për ta ndihmuar, kurse autoambulanca e dërgoi me urgjencë në spital. Megjithatë, djaloshi nuk i mbijetoi plagëve.

Deri më tani nuk dihet nëse do të ngritet padi për vdekjen e djaloshit, por nga policia kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një rast tragjik që po hetohet. /Telegrafi/