E tëra që deshi, ishte ta befasonte kushërirën për ditëlindje me një unazë prej 150 eurosh, që do t’i dilte prej balonës, por i iku prej dritare dhe më nuk po e gjen.
Derisa po e përgatiste dhuratën, Vikki Rutter shmangu paketimin e zakonshëm me kuti apo letër dekorative, për të zgjedhur tullumbacen me helium që ri lartë, transmeton Telegrafi.
Në momentin që 47-vjeçarja po kërkonte diçka në të ciëln do ta lidhte, tullumbacja i doli prej dritares dhe u zhduk nëpër atë zonë të Kentit të Anglisë.
Megjithëse e ka kërkuar ngado, nuk ka asnjë shenjë prej balonës, që ka mundur të përfundoi në ndonjë kum apo pemë të lartë. Apo edhe më keq, era e ka fryrë në ndonjë regjion shumë më të largët.
“Besoj që lajmi është shpërndarë ngado dhe më duhet ajo unazë, sepse kishte vlerë të madhe për mua. Dua ta bëj dhuratë si duhet” ka thënë Rutter. /Telegrafi/