Disa hajnave nuk u kishte shkuar për së mbari kur tentuan t’ia vjedhin veturën një gjyshe në Afrikën e Jugut – përkundrazi, ata u penduan për këtë veprim.
Disa persona të armatosur ishin nisur me vrap në drejtim të një veture brenda të cilës ishte një grua e moshuar që i kërkuan t’ua japë veturën, por ajo zgjodhi opsionin tjetër – t’ju kundërvihet, transmeton Telegrafi.
Incidenti ka ndodhur në Hauteng, ku kjo grua e moshuar sapo ishte futur në oborrin e shtëpisë dhe hajnat po i afroheshin tinëzisht nga pas.
Ata i dolën përpara dhe filluan t’ia përplasin derën dhe dritaren duke ia drejtuar revolen, por ky fakt as që i bënte përshtypje asaj, dhe në një moment vendosi të lëviz mbrapa duke ua shkatërruar veturën që e kishin parkuar pas saj.
Duke parë se nuk kishin gjasa ta realizojnë “planin” e tyre, vendosën të tërhiqen dhe të ikin me veturë. Megjithatë, kësaj gjyshe nuk i mjaftoi, dhe vendosi t’i ndiqte nga pas për t’i goditur edhe një herë me veturë.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia, kjo gjyshe u kishte thënë se i vie keq që nuk i kishte goditur më fuqishëm me veturë. Ndërkaq, pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar në internet, dhe shfaq tërë ngjarjen që ngjanë me filmat aksion të Hollywood-it. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JvIIc3jzxQ8