Një polic brazilian me motoçikletë po përcillte të dashurën në shtëpi, kur dy të rinj ia drejtuan revolen dhe tentuan t’ia vjedhin motoçikletën.
Megjithatë, edhe pse e godasin dhe e përplasin në tokë, ai arrin të ngritet në këmbë dhe të qëllon për vdekje njërin prej tyre, kurse tjetrin ta plagosë rëndë, transmeton Telegrafi.
18-vjeçari i njohur si Pablo Pereira Gomes, është qëlluar në bel dhe ka mbetur i vdekur në vend, kurse shoku i tij Lucas Matos de Oliveira, 22-vjeç, arriti të ikë nga vendi i ngjarjes por me dy plumba në bark.
Disa momente më vonë i plagosuri është kapur nga policia dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Santa Casa de Miserocordia, ku pas intervenimit kirurgjik dhe tretmanit e pret burgu.
Ndërkaq, polici dhe e dashura e tij kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. Emri i policit nuk është zbuluar për shkaqe sigurie, ndërsa sulmuesit duket se nuk ishin në dijeni që ai është polic dhe se me vete kishte armën zyrtare. /Telegrafi/