Dëshmitarët në qendër të Groznit kanë kapur pamjet dramatike në të cilat shihen të shtëna ndërmjet policisë dhe disa personave të armatosur të cilët më parë kishin sulmuar një zyrtar policie dhe i kishin vjedhur makinën e tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kryetari i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadyrov, ka thënë se katër persona të armatosur u vranë në operacionin e natës, të shtunën, me dy të tjerë të dërguar në spital.
Policia kishte mbyllur zonën për trafikun, por disa kalimtarë të ndodhur në afërsi të ngjarjes kanë qenë ata që kanë regjistruar pamjet.
Për fat të mirë, nuk ka civilë të lënduar në këtë incident, për të cilin Kadyrov e vlerësoi si një përgjigje të shpejtë të policisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8N0gL9iWtSw