Site icon Telegrafi

Deshën të plaçkitin shpërndarësin e ushqimeve, hajnat pendohen rëndë – uruguaiani iu vërsulet me hanxhar  

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një shpërndarës ushqimesh iu kundërvihet hajnave që tentojnë ta plaçkitin në Uruguai, duke i ndjekur me një hanxhar që e kishte në pjesën e pasme të motoçikletës.

Videoja dyminutëshe shfaq dy hajnat që tentojnë t’i afrohen tinëzisht nga pas – duke menduar se do ta kenë të lehtë ta plaçkitin, por se nuk i kishin bërë mirë llogaritë, transmeton Telegrafi.

Ai pasi i vërejti hapi kutinë brenda të cilave mban ushqimet dhe nxori një hanxhar me të cilin iu vërsul hajnave, të cilët pasi e kuptuan se janë gabuar rëndë – fillojnë të vrapojnë.

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur më pas, por sigurisht se do të shërbejë si leksion për dy hajnat që nuk duhet nënvlerësuar kurrë askënd.

Videoja brenda pak orëve ka marrë mbi katër milionë shikime, dhe shumë uruguaianas kanë përshëndetur veprimin e shpërndarësit të ushqimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version