Gjykata gjermane ka refuzuar kërkesën e bashkëshortëve për ndryshimin e mbiemrit pasi tingëllon si rus, prandaj siç pretendojnë ata kanë pësuar pasoja negative në jetën e tyre të përditshme që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.
Gjykata në Koblenec e ka refuzuar kërkesën, me arsyetimin se arsyet për ndryshimin e mbiemrit janë të pamjaftueshme, transmeton Telegrafi.
Gjykata njoftoi se fakti që mbiemri është me origjinë të huaj ose nuk tingëllon gjermanisht, nuk është në vetvete një arsye relevante për ndryshimin e emrit.
Në njoftim thuhet se përvojat e këqija që ka kaluar çifti që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë nuk kanë qenë serioze, dhe se gjendja financiare e familjes nuk është ndikuar ndjeshëm për të lejuar ndryshimin e mbiemrit.
Çifti mund të apelojë vendimin e gjykatës. Gjykata nuk publikoi mbiemrin e aplikantit, në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë. /Telegrafi/