Në Facebook është duke qarkulluar një video ku shihet se si një aligator kërcen në një anije plot me turistë, i cili më parë po pushonte në një zonë të gjelbëruar derisa turistët i ishin ofruar për ta parë më mirë.
Por, ata kurrë nuk do ta kishin besuar se ai ka reflekse të “shpejtësisë së dritës”, që në një moment ua futi frikën në palcë turistëve që ishin brenda anijes, dhe filluan të bërtasin si të çmendur nga frika, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë aligatori nuk i sulmoi, por thjesht nga anija vazhdoi rrugëtimin e tij duke kërcyer në ujë.
Grupi i turistëve nga Missouri i SHBA-ve po vizitonin Floridan, vend ky i njohur për aligatorë gjigantë.
Sipas ekspertë të aligatorëve, ata edhe pse janë të rëndë dhe një metabolizëm më pasiv, në momente të caktuara mund të arrijnë shpejtësinë prej 50 kilometrave në orë. /Telegrafi/