Site icon Telegrafi

Deshën ta plaçkitin duke mos e ditur se është police, hajnat pendohen – gruaja nga Buenos Aires iu kundërpërgjigjet me armë

Një video e kamerave të sigurisë shfaq momentin kur dy hajna që ishin në një motoçikletë tentojnë të plaçkitin një grua në mes të ditës në një rrugë në Argjentinë, duke mos e ditur se ajo ishte e armatosur.

Bëhet fjalë për një police që ishte jashtë detyrës e veshur me rroba civile, e cila iu kundërpërgjigjet duke hapur zjarr mbi hajnat në Buenos Aires, transmeton Telegrafi.

Policja ka arritur me të shtënat e armëve t’i tremb hajnat, dhe t’i detyrojë të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur të enjten e kaluar, megjithatë detajet janë zbuluar sot, ku dy të dyshuarit e moshës 18 dhe 19-vjeç raportohet të jenë arrestuar nga policia.

Pamjet dramatike janë filmuar nga kamerat e sigurisë në Quilmes të Buenos Aires, ku hajnat me gjasë nuk e dinin se ajo ishte police.

Exit mobile version