Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka kritikuar kthimin e futbollit të Bundesliga, La Liga, Ligën Premier në mesin e pandemisë së coronavirusit.
Bundesliga gjermane u bë ligë e parë e madhe që u kthye në fillim të këtij muaji, ndërsa qeveria spanjolle ka dhënë dritën jeshile për ndeshjet e La Ligës që të kthehen nga 8 qershor, ashtu sikurse edhe Liga Premier që gjithashtu shpreson për një rifillim gjatë qershorit.
Trajneri fitues i Kupës së Botës me Francën, Deschamps, tani ka kritikuar këto plane dhe beson se vendimi është marrë thjesht për përfitime financiare.
“Nuk dua të gjykoj, të dënoj, të fajësoj. Kushtet e kontrollit nuk janë të njëjta për të gjithë”, ka thënë fillimisht Deschamps për Le Parisien.
“E kam shikuar Bundesligën që nga rifillimi i ndeshjeve në Gjermani. Sigurisht që duket si futboll. Nuk do të flas për ritmin ose intensitetin e ndeshjeve, por disa imazhe më duken shumë të parregullta për mua”.
“Unë shoh lojtarë që luajnë një lojë me të gjithë elementët specifikë të futbollit: domethënë kontakti dhe pengesat. Dhe pastaj, shohim zëvendësuesit të maskuar në tribuna dy metra larg njëri-tjetrit”.
“Sinqerisht, nuk e kuptoj. Ata stërvitin në të njëjtin vend. Çfarë mospërputhjeje. Nuk me pëlqen”.
“Në futboll, rifillimi i ligave të caktuara padyshim i përgjigjet, para së gjithash, një problemi ekonomik”.
“Shikoni vendimet e marra në Spanjë dhe Angli. Këto dy vende kryesore të futbollit po planifikojnë rifillimin e La Ligës dhe Ligës Premier, por ata kanë vendosur të mos rifillojnë kampionatet e femrave, të cilat gjenerojnë shumë më pak të ardhura. Kjo thotë gjithçka”, përfundoi francezi. /Telegrafi/