Didier Deschamps ka përkrahur ikonën franceze Zinedine Zidane si një pasardhës të besueshëm për të marrë drejtimin e kombëtares vitin e ardhshëm.
Në një diskutim me mediat franceze, Deschamps u pyet për opinionin e tij që Zidane të bëhet potencialisht trajneri i ardhshëm i kombëtares.
Kjo do të ishte hera e parë që Zidane rikthehet në stol që prej se u largua nga Real Madridi për herë të dytë në vitin 2021.
Deschamps ka qenë në krye të ‘Gjelave’ që nga viti 2012 duke fituar Kupën e Botës në vitin 2018 teksa i ka dërguar ata edhe në finale të Euro 2016 si dhe në Kupën e Botës 2022.
Por ishte konfirmuar së fundmi se ai do të jap dorëheqje nga posti i tij pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Zidane për shumë kohë është përmendur si kandidati ideal për të marrë drejtimin e Francës dhe kështu duket se mendon edhe vet Deschamps.
“Ka shumë respekt mes nesh. Ne e pamë njëri-tjetrin herën e fundit në verën e vitit 2023, ne duhet ta shohim njëri-tjetrin sërish verën e ardhshme, për të njëjtat arsye”.
“Zizou është një kandidat shumë i mirë, natyral dhe do të shtoja i pritur. Pas kësaj, nuk e di nëse ai do ta dëshironte këtë”, ka thënë Deschamps.
Ish-legjenda e Real Madridit nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të qenë në krye të Francës, por duhet të pres të paktën edhe 18 muaj për ta bërë realitet këtë./Telegrafi/