Massiliano Allegri tashmë ka vendosur që të largohet nga Juventusi në verë.
Ish-drejtori i Napolit, Pierpaolo Marino, tash është shndërruar në një analist televiziv dhe ka zbuluar atë që mund të ndodh në Torino pas përfundimit të sezonit.
“Allegri nuk do të qëndrojë te Juventusi, por do të jetë zgjedhja e tij që të shkojë tutje’.
“Ata tashmë e kanë caktuar Deschampsin si zëvëndësues të tij”, deklaroi Marino.
Ky do të shënonte një rikthim te Juventusi për Deschamps, i cili ishte fillimisht atje si lojtar dhe më pas si trajner gjatë epokës post Calciopoli në vitin 2006-2007 në Serie B.
Deschamps është trajner i Francës që nga viti 2012, ku suksesin më të madh e arriti në Botërorin e vitit të kaluar duke e fituar Kupën e Botës. /Telegrafi/