Telegrafi

Deschamps: Tani për tani Cana është kapiten

Kosovari është në shënjestër të disa skuadrave evropiane, duke specifikuar Arsenalin, Hamburgun dhe Wolfsburgun, mirëpo Deschamps thotë se për largimin e Canës duhet të plotësohen tre kushte.

“Tani për tani, ai është kapiten. Ndërsa për largimin e Canës duhet të plotësohen tre kushte. E para, Loriku të gjejë skuadër e cila do t’i përshtatet, e dyta, ajo skuadër të bëjë ofertë e cila do t’i përshtatet Olimpique Marseillet, dhe e treta, ne duhet ta gjejmë një lojtar i cili është po aq kualitativ sa ai ose të jetë më i mirë”, është shprehur Deschamps.