Menaxheri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps pranoi që skuadra e tij do të përballet me një provë të madhe në Grupin F, ndeshjet të cilat do të luhet në Budapest dhe Munich.
Pasditen e së shtunës në Bukuresht të Rumanisë u hedh shorti i grupeve për Euro 2020, ku Grupi F ishte i vdekjes, i përbërë nga Gjermania, Franca, Portugalia dhe fituesi i Ligës A të Kombeve, ku mund të jetë Islanda, Rumania, Bullgaria ose Hungaria.
Pas shortit ka folur trajneri i Frances, Deschamps, i cili ka thënë se gjenden në grupin më të vështirë dhe duhet ta pranojnë këtë.
“Është një grup i vështirë dhe mendoj se Joachim Low dhe Fernando Santos mendojnë të njëjtën gjë. Është grupi më i vështirë, por ne duhet ta pranojmë atë”, ka thënë fillimisht Deschamps.
“Do të duhet të jemi të gatshëm në fillim të garës sepse loja jonë e parë do të jetë kundër Gjermanisë në Munich. Ata do të luajnë në shtëpi”.
“Në letër, është një grup i vështirë. Këto dy ekipe kanë shumë cilësi dhe kohëve të fundit patën rezultate të mira”.
“Ende duhet të presim të njohim kundërshtarin tonë të tretë”.
“Por ne tashmë e dimë cilësinë e dy kundërshtarëve tanë. Kështu që ne mund të përgatitemi për të qenë gati për ditën e ndeshjes”, përfundoi trajneri i Francës. /Telegrafi/