Site icon Telegrafi

Deschamps pas barazimit ndaj Portugalisë: Ishte një luftë, golat i pranuam nga gabimet

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka folur pas barazimit ndaj Portugalisë, duke ua lënë fajin gabimeve të lojtarëve, për pranimin e golave.

Portugalia dhe Franca luajtën baras 2-2 në super-ndeshjen e fundit të Grupit F në kuadër të Euro 2020.

Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo (31’, 60’), të dyja nga penalltia, ndërsa për Francën shënoi Karim Benzema (45+, 47’), me të parin që erdhi nga pika e bardhë.

Lexo po ashtu Kampionët luajnë baras – Franca kualifikohet si lider, Portugalia nga vendi i tretë

Me këtë rezultat të dy skuadrat e siguruan kualifikimin, por trajneri i Francës, Deschamps nuk është se ishte edhe aq i kënaqur me lojën.

“Ishte një luftë dhe nuk ishte e lehtë. Ne u dhamë atyre dy gola nga gabimet. U përpoqëm ta fitonim atë”, ka thënë fillimisht Deschamps pas ndeshjes.

“Kjo do të thotë që ne jemi ekip i madh dhe kjo është pozita më e mirë. Ne do ta vlerësojmë atë dhe do të rimëkëmbemi tani pasi po fillon një garë e re”.

Lexo po ashtu Orari i ndeshjeve të 1/8 në Euro 2020, katër ditë radhazi na presin super ndeshje

“Shqetësimi më i madh është Lucas Digne. Ai ka një dëmtim muskulor pas kofshës. Do të jetë e vështirë për të që të luajë përsëri në këtë turne”.

“Lucas Hernandez kishte një problem të vogël në gju dhe unë nuk doja të të merrja ndonjë rrezik”, përfundoi trajneri i Francës. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version