- ⁸Karim Benzema vazhdon të injorohet nga përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps.
Sulmuesi i Real Madrid ka katër vite që nuk është grumbulluar fare nga Kombëtarja e Francës.
Ndeshja e tij e fundit me fanellën e Francës ishte më 8 tetor të vitit 2015 në fitoren 4:1 ndaj Armenisë, ku Benzema shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.
Por që nga ajo kohë lojtari është injoruar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Trajneri kampion bote është pyetur përsëri nga gazetarët francez për një ftesë të mundshme në drejtim të 31-vjeçarit.
50-vjeçari nuk ka ndërruar mendje për lojtarin duke thënë se prezenca e tij i bënë keq Kombëtares së Francës.
“Është një vendim sportiv, thjesht mendoj se prezenca e tij nuk do të ishte e mirë për Kombëtaren”.
“Duke parë se gjërat po funksionojnë, mendoj se është më e mira për Kombëtaren e Francës dhe për atë se çfarë përfaqëson kjo fanellë. Kjo është e gjitha”, tha Deschamps duke mos pranuar më pyetje për Benzeman. /Telegrafi/