Telegrafi

Deschamps: Më intereson Gilardino

“Gilardino është lojtar në të cilin jemi të interesuar, sikurse të gjithë lojtarët e mëdhenj. Por, nëse marrim parasysh anën ekonomike, është e pamundur për një ekip francez. Ai ka një çmim që është i lartë për ne”.

“Scudetto? Mendoj se Interi është në pole pozicion për Scudetto. Sa për Juventusin, rindërtimi nuk do të jetë i lehtë. Motivimi është i mjaftueshëm në Serie A, por keni nevojë edhe për ide”, u shpreh Deschamps për të përditshmen italiane La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/