Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka lavdëruar Shqipërinë për paraqitjen në ndeshjen e dytë të Euro 2016.
Kombëtarja kuqezi pësoi në minutat e fundit nga Franca 2 me 0 duke pësuar humbjen e dytë në Grupin A.
“Shqipëria luajti me zemër dhe shpirt. U mbrojtën mirë dhe luajtën mirë në kundërsulme. Duhej të shënonim më herët, patëm shumë raste për gol. Edhe pse ishte 0 me 0, ai ishte rezultat i mirë për Shqipërinë”, ka thënë Deschamps pas takimit.