Didier Deschamps beson se Juventusi është ndërtuar sivjet për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Juventusi dhe Monaco takohen më 3 maj në ndeshjen e parë gjysmëfinale që zhvilluar në Stade Louis II.
Deschamps beson se Juve ka skuadrën për të fituar Ligën e Kampionëve, dhe se Monacos i mungon përvoja në këtë garë.
“Duhet të jemi skuadër e fortë për të arritur në gjysmëfinale edhe pse Monaco s’ka kualitetin e Juventusit, Atleticos dhe Realit”.
“Ata po kalojnë sezon të mrekullueshëm, por u mungon përvoja që e ka Juve. Ndeshja e dytë në Itali po ashtu është përparësi për italianët”.
“Unë dyshoj se Juve do ta nënvlerësojë Monacon. Juventusi është mësuar me kësi lloj testesh dhe është ndërtuar të fitojë Ligën e Kampionëve”.
“Monaco është një befasi e madhe, e meritojnë vendin në gjysmëfinale, kurse tash kanë punë me një ekip fantastik që po bën mirë në Evropë dhe Itali. Monaco ka kualitetin për sukses, kal ojtarët e rinj, por kanë luajtur shumë ndeshje dhe unë mendoj se kjo do të tregohet në fund të sezonit”, u shpreh përzgjedhësi i Francës. /Telegrafi/