Telegrafi

Deschamps: Jam krenar me ekipin tim

Marseille e fitoi titullin e parë të Ligue 1, që pas vitit të largët 1992, pas fitores prej 3-1 ndaj Rennes, ndërsa nga ana tjetër Auxerre pësoi nga Lyon, gjë që e shpalli kampion Marseillen me tetë pikë para Auxerre, dy javë pa përfunduar kampionati francez.

“Është fantastike, suksesi u takon lojtarëve. Ishte një aventurë e mirë njerëzore, një fitore e madhe si për klubin ashtu dhe për punonjësit e tij. Është rezultat i punës së rëndë prej nëntë muajsh, me shumë ngritje dhe rënie. Jam shumë krenar”, deklaroi Deschamps. /Telegrafi/