Trajneri i Francës, Didier Deschamps është favorit për të zëvendësuar Max Allegri te Juventusi.
Sipas Tuttosport, Deschamps do të dëshironte të përfundonte punën që ai la papërfunduar në vitin 2007.
50-vjeçari e udhëhoqi Juventusin drejt Series A pas skandalit të Calciopoli, por dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me bordin e klubit.
Deschamps luajti 173 herë për Zonën e Vjetër ndërmjet viteve 1994 dhe 1999, duke fituar tre tituj dhe një Ligë të Kampionëve.
Ai gjithashtu e ka fituar titullin si trajner me Olympique Marseillen, ndërsa Kupën e Botës vitin e kaluar me Francën.
Raportimi vjen vetëm një ditë para se Allegri të takohet me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, për të biseduar rreth së ardhmes së tij. /Telegrafi/