Telegrafi

Deschamps: Beckham, popullaritet për Ligue 1

“Arritja e Beckham do të ishte shenjë e mirë për ekspozimin në media të Ligue 1. Kjo do ta shtojë profilin e futbollit francez”.

“Ai është një atlet i shkëlqyeshëm pasi kjo shkon përtej futbollit. Së bashku me dikë si Ibrahimovic, ata do ta rrisin profilin e futbollit francez”.

“Nuk ka shumë çfarë mund të them nëse ai mund të japë diçka në fushë. Ai është superyll dhe ka gjashtë muaj për të treguar se ai ende mund të japë atje”, ka thënë Deschamps. /Telegrafi/