Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se do të kandidojë për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024.
DeSantis (44) konsiderohet si rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump në garën për kandidatin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale.
Prej shumë kohësh pritej kandidatura e tij dhe tashmë është regjistruar zyrtarisht në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.
DeSantis pritet të bëjë paraqitjen e parë si kandidat në një intervistë me miliarderin, Elon Musk, raporton cnn.
Megjithatë, Trump është zgjedhja e parë e 53 për qind të votuesve primar republikanë, afërsisht dyfishi i 26 për qind të DeSantis, sipas një sondazhi të publikuar nga cnn.
Më shumë se 80 për qind e votuesve republikanë mbështesin ose thonë se janë të gatshëm të marrin në konsideratë kandidaturat e Trump (84 për qind) dhe DeSantis (85 për qind), dhe shumica pak më e vogël mbështesin ose do të konsideronin ish-ambasadoren e SHBA-së në OKB, Nikki Haley (61 për qind) dhe ish-zëvendëspresidentin, Mike Pence (54 për qind). /Telegrafi/