Telegrafi

Dervishaj: CEZ të respektojë detyrimet

Dervishaj tha se është marrë çdo masë për furnizim të plotë me energji gjatë ditëve të festave dhe theksoi se KESH dhe OST do të jenë të gatishmëri të plotë gjatë kësaj kohe.

Zëvendësministri tha se ky ka qenë viti më pozitiv në prodhimin e energjisë, për shkak të reshjeve, por edhe të administrimit profesional dhe korrekt të sistemit të energjisë.

Konfindustria ka reaguar ndaj operimit të CEZ-it duke kërkuar madje që parlamenti të merret me këtë çështje. Ka pasur ankesa nga bizneset dhe qytetarët në lidhje me furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit, dhe ndërprerjet e energjisë kanë shkaktuar humbje të rëndësishme për bizneset në veçanti. /Telegrafi/