Site icon Telegrafi

Derulo mohon të ketë përdorur Photoshop për pjesën private në fotografinë që u bë hit në rrjetet sociale

Jason Derulo (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Jason Derulo ka vendosur të flasë për fotografinë e tij, e cila u bë hit në rrjetet sociale.

Para disa ditësh, këngëtari e publikoi një fotografi të tijën në Instagram, ku vinte në pah figurën trupore, teksa pozonte vetëm me të brendshme.

Mirëpo, përdorueset e rrjeteve sociale menjëherë e vërejtën se pjesa intime e tij vihej shumë në pah në këtë fotografi. Madje nisën të publikoheshin imazhe tallëse nga më të ndryshme.

Megjithatë, në një prononcim për TMZ, Derulo ka deklaruar se gjithçka është ‘natyrale’ dhe se nuk ka përdorur Photoshop për ta zmadhuar atë pjesë.

“Ishte në Bali. Sinqerisht, nuk e kam pritur se do të ishte fotografia ime më e pëlqyer kur i zgjova në mëngjes. E kisha postuar shumë herët. Ishte realizuar disa muaj më parë. Nuk ishte dicka që sapo e kisha bërë”.

“Photoshop? Photoshop? Mos më detyroni (të zhvishem). Nuk ka shumë femra në këtë zone. Duhet ta dini se ne haitianët dukemi ndryshe”, ka deklaruar 30-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version