Site icon Telegrafi

Derrkuci ftohet për të votuar

Disa letra në adresë të Blossom Grant, në qytetin anglez të Uckfieldit, i ka marrë në të vërtetë Pauline Grant (73 vjeçare). Arsyeja është e thjeshtë – Blossom është derrkuc dhe ai nuk di ta hapë postën.

Gabimi ndodhi pasi që objekti ku jeton Blossom ishte riparuar dhe regjistruar dy vjet më parë, e që prej asaj kohe për çdo muaj ai pranon disa letra nga autoritetet e qytetit.

“Nuk më besohej kur e lexova se Blossom duhet të regjistrohej dhe të dalë në votime. Nuk jam e sigurt se kë do ta kishte votuar derrkuci në votime, por më duket se i simpatizon të gjelbrit. Është një kafshë shumë e mençur, por mendoj se politika për të është pak e komplikuar”, tha Pauline. /Telegrafi/
 

Exit mobile version