Telegrafi

Derrick Jones JR fiton spektaklin e ngulitjeve në NBA All Star

Spektakël i vërtetë ka qenë gara për ngulitjen më të mirë në NBA All Star.

Në fund ka triumfuar basketbollisti i Miami Heat, Derrick Jones Jr falë ngulitjeve spektakolare.

Ka qenë një finale spektakolare mes Jones JR dhe Aaron Gordon pasi që të dy ishin të jashtëzakonshëm.

Në këtë garë morën pjesën edhe basketbollisti i Milwaukee Bucks, Pat Connaughton si dhe qendra e Los Angeles Lakers, Dwight Howard.

Gordon në fund mori 47 pikë nga komisioni për ngulitjen e fundit.

Ndërkohë Derrick Jones JR fitoi një pikë më shumë për ta fituar këtë çmim të vlefshëm. /Telegrafi/