Site icon Telegrafi

Derri i vetëm në Afganistan në karantinë për shkak të gripit

Derri i vetëm për të cilin dihet se jeton në Afganistan, ka ardhur, së bashku me disa kafshë tjera në vitin 2002 si dhuratë nga Kina e cila ka dashur të ndihmojë rindërtimin e kopshtit më të madh zoologjik në vetëm, në kryeqytetin e shkatërruar gjatë luftës qytetare 1992-1996.

"E kemi vendosur përkohësisht në karantinë, në hapësirën e dedikuar për dimër, për shkak të virusit të gripit", ka deklaruar drejtori i kopshtit zoologjik Aziz Gul Saqib.

"Njerëzit kryesisht nuk dinë shumë për këtë grip dhe kur të shohin derrin do të mund të bënin panik nga frika e infektimit. Për t’i qetësuar e kemi larguar derrin nga vendi ku ata mund ta shohin", ka shtuar ai.

Exit mobile version