Site icon Telegrafi

Derri i egër shfaqet në një plazh të Spanjës, njerëzit bërtasin dhe vrapojnë për të shpëtuar

Një femër që merrte rreze dielli është lënduar pasi është kafshuar nga një derr i egër i cili ishte shfaqur me shpejtësi në një plazh të Costa Blanca.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë vendasit dhe turistët që bërtasin tentojnë të shmangin kafshën, ndërsa derri i egër vrapon mbi peshqirët e tyre dhe përgjatë plazhit.

Rojet e shpëtimit arritën ta largonin kafshën nga plazhi dhe nga baret dhe kafenetë e mbushura me njerëz buzë detit përpara se të shkaktonte ndonjë problem tjetër.

Reaguesit e urgjencës u alarmuan vetëm pas orës 11 të mëngjesit në plazhin El Albir në veri të Benidorm.

Ndërsa nuk dihet se si kafsha përfundoi në det, mendohet se ka ardhur nga Parku Natyror Serra Gelada aty pranë.

Derri doli me nxitim nga uji, ndërsa turistët po rreziheshin dhe po shijonin motin dhe rojet e shpëtimit dhanë alarmin ndërsa kafsha e egër vrapoi rreth plazhit në jug të Spanjës. /Telegrafi/

Exit mobile version