Telegrafi

Derri i egër me përmasa gjigante, kërkon në kontejnerin pranë një shkolle fillore (Video)

Prindërit që po i dërgonin fëmijët në një shkollë fillore në Hong Kong të Kinës, kanë mbetur të tronditur kur kanë parë një derr të egër me përmasa gjigante, teksa kërkonte në mbeturinat e kontejnerit.

Megjithëse ishte një skenë e frikshme, nuk është bërë asnjë sulm dhe të pranishmit janë larguar të pa penguar, transmeton Telegrafi.

Nuk raportohet të jetë shkaktuar më vonë ndonjë aksident, prej kësaj kafshe me fuqi të madhe.

“Mbrojtësit e rendit të bëjnë kujdes, pasi shkolla është shumë afër. Kjo gjallesë është e paparashikueshme”, ka qenë një nga ankesat e shumta.

Bazuar në madhësinë trupore, njohësit thonë se është mashkull, por të vegjlit që ka me vete, bëjnë të mendohet të jetë dosë, meqë etërit braktisin grupin sapo gicat nisin të rriten. /Telegrafi/