Telegrafi

Derrat e egër i afrohen Prishtinës

Foto: Ilustrim

Derrat e egër po shihen me të madhe kohëve të fundit në disa pjesë malore të Prishtinës.

Numri i këtyre kafshëve u rrit dukshëm muajve të fundit, derisa arsye për këtë po menohet të jetë ndalesa e gjuetisë.

Megjithkëtë, dikush që takimin me to e ka pothuajse të pëditshëm po thotë se të njëjtat nuk paraqesin rrezik të madh.

“Për njerëz nuk janë të rrezikshem nëse nuk e dëmton, por kur është i plagosur bëhet tepër i rrezikshëm”, tha një gjuetar, raporton Klan Kosova.