Telegrafi

“Dërrasa lundruese”: Shëtitore e mahnitshme përgjatë lumit (Foto)

Pamjet e bëra nga lartësia e tregojnë peizazhin e bukur të luginës në Hubei, që ndodhet në pjesën qendrore të Kinës.

Në lumin që kalon në mes të luginës është ndërtuar një urë nga druri, përgjatë tërë shtratit të lumit.

Në 500 metra të të ashtuquajturës “Dërrasë Lundruese”, vizitorët kanë mundësi të shohin pamjet e mrekullueshme, ndërsa kanë ndjenjën sikur ecin mbi ujë, transmeton Telegrafi.

Dërrasat e vendosura pak centimetra mbi sipërfaqe, bëjnë që shëtitësi të ndjejë rrjedhën e ujit, ndërsa është i veshur dhe i terur.

Ky objekt që është hapur në Ditën e Punëtorëve, është në mes të pemëve me ajër të pastër, si dhe kthjelltësisë së ftohtë të lumit. /Telegrafi/