Telegrafi

Derra me tatuazhe

Delvoye i cili jeton në Pekin është duke përgatitur ekspozitën me tetë derra me tatuazhe, të inspiruar nga Louis Vitton.

Qendra e ekspozitave të Shangajit ka pranuar të ekspozojë derrat në një thark të përkohshëm në kuadër të ekspozitës së radhës të artit bashkëkohor.

Delvoye ka sjellë derrat nga Evropa për projektin e tij “Ferma artistike” dhe i ka bërë me tatuazhe deri sa ishin të vegjël.

”Ka qenë shumë e bukur të shohësh se si tatuazhet rriten me derrat”, ka thënë artisti.

Zëdhënësja e Galerisë së re të Pekinit ka thënë se aktualisht derrat nuk janë në shitje, por më vonë lëkurat e tyre do të shiten nga 60.000 funte angleze për copë.