Nuk është fjala për antibiotikët apo ushqimin
Shpesh aknet trajtohen me antibiotikë dhe me ndryshim të ushqimit, mirëpo dermatologia e cila ka ndihmuar manekinen Kendall Jenner thotë që kjo gjë mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e mënyrës së bërjes dush!
“Shumica bëni kështu dush – më parë lani flokët pastaj vini regjenerator dhe pastaj, derisa ai qëndron në flokë, lani pjesën tjetër të trupit dhe në fund shpëlani regjeneratorin i cili rrjedh nëpër shpinë. Ai zbut flokët tuaj, mirëpo në shpinë lë shtresë yndyre”, shpjegon dr. Christie Kidd.
Kjo renditje është e drejtë: bëni flokët me sapun dhe shpëlani, qitni regjeneratorin dhe shpëlani, ngrini flokët dhe bëni dush trupit.
Puçrrat dalin kur gjëndrat dhjamore prodhojnë së tepërmi vaj, mbushin qelizat e lëkurës dhe mbyllin poret.
Bakteret shumëzohen dhe krijohet inflamacioni.
Aknet janë çështje e gjenetikës, mirëpo në numrin më të madh të rasteve edhe higjiena e keqe. /Telegrafi/