Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski sot vlerësoi se organizimi për mbajtjen e referendumit më 30 shtator po zhvilloher pa probleme dhe se Komisioni po respekton afatet e caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rreth asaj që është e obliguar KSHZ, ndërsa ajo është organizimi dhe mbajtja e referendumit, mund të them se edhe ne i kemi marr të gjitha masat për organizim të mirë, i respektojmë afatet që i kemi dhënë si Komision dhe deri më tani nuk kemi asnjë problem në këtë aspekt”, tha Derkoski në seancën e sotme të Komisionit
Ai vlerëson se anëtarët e Komisionit vazhdojnë të punojnë në këtë mënyrë dhe se nuk do të kenë probleme organizative për mbajtjen e referendumit në vetë ditën e votimit.
Derkoski theksoi se kjo përbërje e KSHZ-së në mënyrë drastike i ka ulur shpenzimet për organizimin e procesit të votimit dhe fushatës.
Në pajtueshmëri me Ligjin, KSHZ nesër do të filloj fushatën e informimit-edukativ publik e cila do të mbajë disa video spote çka do të transmetohen nëpër mediume. Fushata do të zhvillohet me moton “Qëndrimi yt, e drejta jote”. /Telegrafi/