Kreu i KShZ-së, Oliver Derkoski në emisionin “Samo vistina” tha se anëtarët e komisionit zgjedhor janë dakorduar mes veti që ditën e zgjedhjeve presidenciale dhe një ditë pas do t’i shuajnë celularët e tyre.
Ky vendim joformal është sjellur për shkak parimeve profesionale që janë mësuar nga përvojat me zgjedhjet e kaluara në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E vendosë këtë që të mos lejojmë të ketë intervenime. E dimë se më parë janë paraqitur nga gjithkund persona dhe ka pasur ankesa për shkelje të të drejtës së votës. Kështu u morëm vesh që t’i shuajmë celularët që të mos lejojmë trysni dhe ndikime”, tha Derkoski.
Ai thotë se komisioni duhet lënë të punojë punën e vet dhe se puna zhvillohet në mënyrë institucionale dhe jo me thirrje përmes celularëve.
Megjithatë, Derkovski tha se do të duhet të paraqitet për të dhënë përgjigje profesionale, dhe ju t’i tregojnë se çfarë duhet bërë.
Vendim i tillë në KShZ vjen pas vendimeve të gjykatës për rastin e PSP-së ‘Titanik 2’ ku ish anëtarët e KShZ-së morën dënime me burg për shkak të zgjedhjeve lokale në Strumicë.
Ai ceku se KShZ-ja ka kryer simulim dhe ka llogaritur se për një votim është e nevojshme 90 sekonda dhe se gjithçka tjetër më pak se kjo do të ishte e dyshimtë.
Derkoski e tha këtë kur zbuloi se prokurori publik në KShZ ka pyetur se sa është kohë është e nevojshme për të votuar një votues. Opozita maqedonase në referendumin e kaluar akuzoi se në disa vende janë mbushur kutitë e votimit për disa sekonda./Telegrafi/