Site icon Telegrafi

Derkoski: Shpresoj se nuk do të ketë presione mbi KSHZ-në

Kryetari i porsazgjedhur i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Oliver Derkoski, në deklarimet e tij të sotshme për “Sitel” tha se “referendumi ideal në Maqedoni është ai referendum që do të sigurojë census, gjegjësisht dalje në votime prej të 50% të trupit votues plus një”.

“Sipas ligjit, referendumi më i mirë do të ishte ai referendum ku do të kishte “gjysmë plus një” dalje dhe i njëjti të respektohet nga shumica”, thotë Derkoski.

Komisioni duhet të organizojë referendumin e paralajmëruar për pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë nga Prespa dhe zhbllokimin e integrimeve të NATO-s dhe BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Derkoski kërkoi që të mos ketë ndikime politike dhe presione ndaj KSHZ-së dhe t’i mundësohet KSHZ-së që të punojë si trup i pavarur.

“Teknikisht ne do ta kryejmë punën tonë, ndërsa puna tjetër mbetet për politikanët dhe ligjet. Secili qytetar me shtetësi të Maqedonisë ka të drejtë të votojë, kurse ne kemi obligim ta përditësojmë listën zgjedhore që të mos ketë paqartësi”./Telegrafi/

Exit mobile version