Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, sot ka realizuar takim me ministrin për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjet e 15 korriktu.
Derkoski tha se të mërkurën pritet të mbyllet lista zgjedhore, duke shtuar se kanë përfunduar të gjitha aktivitetet për përpunimin e të dhënave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se akoma nuk kanë numër përfundimtar, por shtoi se në listë zgjedhore janë rreth 1.814.000 votues.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se nuk ka numër të lartë të kërkesave për ndryshim të të dhënave nga qytetarët./Telegrafi/