Site icon Telegrafi

Derkoski: Referendumi do të realizohet sipas Ligjeve

Kryetari i sapozgjedhur i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, Oliver Derkoski i propozuar nga OBRM-PDUKM-ja ka thënë se sfida e tyre e parë: Referendumi do të bëhet sipas të gjitha kushteve dhe normativave ligjore në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Do ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet për organizimin e Referendumit sipas marrëveshjes të liderëve. Lista e votuesve gjithnjë është duke u përditësuar dhe ne do të kujdesemi që të largohen të gjitha dilemat për listën e votuesve në këto muaj punë” tha Derkoski.

Përveç Derkoskit në KSHZ do të jenë anëtarë edhe përfaqësues të LSDM-së, BDI-së OBRM-PDUKM-së dhe Lëvizjes Besa. /Telegrafi/

Exit mobile version