Kryetari i Komisionit Shtetëror të Ygjedhjeve, Oliver Derkovski, pret që partitë t’u përmbahen rekomandimeve lidhur me tubimet publike në kontekst të parandalimit të coronavirusit, për çka sot në seancë do të vendos Qeveria.
“Shpresoj se do t’i respektojnë vendimet e Qeverisë. Situata është e tillë, ku duhet të gjithë të kemi kujdes dhe të sillemi me përgjegjësi. Shpresoj se do të sillen me përgjegjësi në tërë situatën”, tha Derkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas seancës së sotme publike të KSHZ-së.
Qeveria, siç paralajmëroi paraprakisht ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në seancë do të vendos nëse do të ndalojë tubime masive publike, pa dallim nëse organizohen në ambient të hapur ose të mbyllur, si ngjarjet sportive, me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.