Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkoski, në një deklaratë për Alfa ka thënë se nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nuk arrihet censusi prej 40 përqind dhe qeveria vendos të ndryshojë Kushtetutën, nuk do të shpallen zgjedhje të reja.
“Nëse shpallen zgjedhje do të pritet të përfundojnë ato zgjedhje, e më pas të kalohet në procedurë të tillë, nëse shumica parlamentare ka qëllim të tillë”, thotë Derkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Derkoskit, nëse shumica parlamentare vendos ta ndryshojë Kushtetutën dhe presidenti i radhës të zgjedhet në Kuvend, kjo do të bëhet pas shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Ndryshe, që të ndryshohet Kushtetuta është e nevojshme të ketë shumicë prej dy të tretave në Kuvend./Telegrafi/