Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e djeshme unanimisht hodhi poshtë të gjitha 1.414 ankesat e paraqitura nga partitë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Anëtarët e KSHZ-së theksuan që ata punuan në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, se rezultatet e zgjedhjeve ishin të sakta, me kohë dhe të vërteta, dhe se procesverbalet ishin nënshkruar nga të gjithë anëtarët e bordeve zgjedhore dhe komisionet zgjedhore komunale dhe se nuk kishte vërejtje në lidhje me ankesat e paraqitura. Lidhur me kërkesat për numërimin manual të fletëve të votimit, ata theksuan se për dekada me radhë votat janë numëruar me dorë dhe se çdo fletëvotim tregohet publikisht para të gjithë anëtarëve të këshillave të zgjedhjeve.
Për 1.478 ankesa nga gjithsej 1.982 të paraqitura nga e majta, anëtarët e Komisionit përcaktuan që ata nuk kishin nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar dhe nuk kishin vulën e paraqitësit të listës, ndërsa për 504 të tjera ata theksuan se ato nuk janë mbështetur me prova. Ankesat ASH-A u vlerësuan gjithashtu si të pa mbështetura nga provat, si dhe ato të Demokratëve, SDU, Integras, Partisë së Punëtorëve MORO dhe OBRM-PDUKM-së. Në ankesat kërkohej numërimi manual të fletëve të votimit, inspektimin e materialit zgjedhor, si dhe inspektimi i fletëvotimeve të pavlefshme.
Presidenti i KSHZ-së Oliver Derkoski theksoi se këto dy vjet, Komisioni ka treguar se funksionon në bazë të respektimit të ligjeve dhe se kjo nuk do të ndryshojë në asnjë rast, madje as në këtë rast.
“Ne si KSHZ kemi para Kodit Zgjedhor, kemi udhëzime për zgjidhjen e ankesave. Si KSHZ, ne kontrolluam të gjithë materialin zgjedhor, procesverbalet 16 dhe 21 nga të gjitha komisionet zgjedhore komunale. Në asnjë procesverbal nuk ka vërejtje për arsyet e paraqitura në ankesa. Me përgjegjësi konfirmoj se KSHZ ka bërë punën e saj siç duhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Në të njëjtën kohë, unë përshëndes të gjithë ata që në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale mendojnë të kundërtën nga ajo që mendoj unë të cilët mund të vazhdojnë të mendojnë ashtu, por me përgjegjësi ju them se nuk ka asnjë mënyrë të vetme për të punuar kundër ligjeve të këtij vendi”, tha Derkoski./Telegrafi/