Telegrafi

Derkoski: Komisioni do të vendosë nëse do të ketë numërim manual të votave

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, në intervistë për “AlfaTV” sonte tha se komisioni do të vendosë nëse do të ketë numërim manual të votave siç kërkohet nga OBRM-PDUKM.

Për kritikat në opinion, ai thotë se punon sipas ligjit.

“Jam i sigurt për atë që bëra për dy ditë dhe dy net, dhe jam i sigurt se është bërë mirë”, tha ai.

Ai thotë se sulmi i hakerave ka ndodhur kur filluan të publikohen rezultatet e vendvotimeve. Ai shpreson të marrë një raport nga policia këto ditë.

Derkovski thotë se dëshiron të dijë se nga vjen sulmi, në mënyrë që ata të konsiderojnë mbrojtje më serioze në të ardhmen.

Informacioni që Aleanca për Shqiptarët fitoi në Novo Sellë ishte një lajm i rremë./Telegrafi/