Telegrafi

Derkoski: Gjithçka është ligjore, procedura ishte transparente dhe publike

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Oliver Derkoski i cili është një ndër të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë në deklaratë për ‘Fokus’ thotë se procedura për furnizimin e softuerit që u përdor në zgjedhjet e fundit është zbatuar në mënyrë transparente.

“Procedura për blerjen e softuerit u zbatua në mënyrën më transparente, për herë të parë u shpall tender, gjithçka ishte publike dhe transparente. Me këtë del se ne kemi gabuar për shkak se kemi shpallur tenderin”, tha Derkoski.

Lexo po ashtu Prokuroria e Maqedonisë nisi procedurë hetimore kundër katër personave në KSHZ

Ai edhe pas zbatimit të zgjedhjeve deklaronte se procedura ka qenë ligjore dhe se janë paraqitur dy firma ‘Duna’ dhe ‘iVote’ dhe publikisht pyeste pse në 11 zgjedhje është arritur marrëveshje me ‘iVote’ në katërt sy.

Derkoski tha se Prokurorisë i është dhënë dokumentimi për procedurët duke thënë se gjithçka ka qenë ligjore./Telegrafi/