Kreu i KShZ-së, Oliver Derkoski thotë se është e nevojshme të miratohet një Kod i ri Zgjedhor dhe të ndryshohet mënyra e votimit në mërgatë.
Në konferencën e sotme kushtuar monitorimit të zgjedhjeve, Derkoski theksoi se për zgjedhje të pastra të gjithë aktorët politik duhet që seriozisht ta kuptojnë detyrimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë u cekën edhe vërejtjet e partive politike për transparencë në shpenzimin e parave, gjuhën e urrejtjes dhe keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike./Telegrafi/