Hansi Flick ka bërë një fillim të shkëlqyer të jetës si trajner i Barcelonës pasi mori vendimin për të zëvendësuar Xavi Hernandez në fund të sezonit 2023/24.
Polemikat mbi largimin përfundimtar të spanjollit dominuan javët e fundit të edicionit pasi presidenti i klubit Joan Laporta u përpoq fort për të sjellë objektivin afatgjatë, gjermanin.
Pavarësisht popullaritetit të Xavit me tifozët e Barcelonës, starti mbresëlënës i Flick në Kataloni ka ngritur disponimin, pasi ata synojnë të paktën një titull të madh në 2025.
Skuadra e tij aktualisht është nëntë pikë përpara Real Madridit pas 12 ndeshjeve të luajtura – duke përfshirë një fitore tërheqëse 4-0 në El Clasico në Madrid më 26 tetor.
Tri fitore nga katër ndeshje në Ligën e Kampionëve i vendosin ata të gjashtit në tabelën e fazës së ligës në gjysmën e fazës së turneut të sapoformatuar.
Reprezentuesi spanjoll, Pedri është rikthyer në formë dhe gjendje të plotë pas një sërë lëndimesh nën drejtimin e Xavit dhe kampi është pozitiv gjatë gjysmës së dytë të sezonit.
Krahas vëmendjes së tij për detajet në fushë, Flick është përshëndetur edhe për përmirësimin e mentalitetit të skuadrës, me një reputacion për rregullat dhe strukturën.
“Çdo trajner ka dënimet e veta, me Xavin gjobat dyfishoheshin çdo minutë që vonoheshe. Paratë nga gjobat u përdorën për të paguar ushqimet dhe ne normalisht ia dhuronim shoqatës”, ka thënë Pedri për Mundo Deportivon.
“Me Flick nuk është kështu, nëse vonoheni nuk luani. Për mua është më keq të mos luash. Kështu ndodhi me Jules Kounde kundër Alaves”.
Barcelona shkon te Real Sociedad në ndeshjen e tyre të fundit në La Liga para pushimit ndërkombëtar më 10 nëntor. /Telegrafi/