Telegrafi

Derisa Wilder fitoi ndaj Ortizit, vëllai i tij u nokautua në Las Vegas

Deontay Wilder mund mos ta shijuar edhe aq shumë fitoren ndaj Luis Ortizit që u zhvillua në ora 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale.

Kampioni i WBC-s në peshat e rënda e nokautoi kubanezin në raundit e shtatë, për ta mbrojtur kështu titullin e vetëm të tij.

Por, Deontay ka marrë një lajm të hidhur, pasi vëllai i tij i vogël Marsellos është nokautuar në Las Vegas.

30-vjeçari ishte rrëzuar në dysheme nga Dustin Long në raundin e katërt dhe gjyqtari e ndërpreu menjëherë meçin.

Marsellos është katër vite më i ri se Deontay, derisa ka pësuar humbjen e dytë në shtatë meçe profesioniste.

Boksieri amerikan nuk është i njohur sa vëllai i tij, por që shpreson që në të ardhmen të marrë famë sa Deontay. /Telegrafi/