Site icon Telegrafi

Derisa vrapon 20km/h, Sergio Reguilon thotë se kjo nuk është asgjë me atë çfarë ndodhë në fushë

Me futbollin që po vazhdon të jetë i suspenduar shkaku i coronavirusit, Sergio Reguilon nuk është duke pushuar, në mënyrë që të qëndrojë sa më në formë

Lojtari spanjoll ka publikuar pamje nga stërvitja e tij, duke vrapuar në trakë, derisa shpejtësia që preferon është 20km/h.

“Është e thjeshtë”, ka thënë mbrojtësi i majtë i Real Madridi që është aktualisht në huazim te Sevilla.

Reguilon më vonë ka sqaruar se kjo stërvitje nuk është asgjë në lidhje me atë çfarë bënë në fushë, pasi aty e arrin shpejtësinë 35km/h.

“Çfarë kam thënë më parë, është ashtu, pasi në fushë ju bëni gjëra më të vështira dhe duhet të jepni maksimumin, por natyrisht edhe në stërvitje”, ka thënë ai.

Lojtari do të rikthehet në fund të këtij sezoni te Los Blancos, për të vendosur që pas për të ardhmen e tij se ku do të luajë. /Telegrafi/

Exit mobile version